UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Cluj, raporton Gazeta10.
UEFA për ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje ka caktuar katërshen zvicerane, ku Urs Schnyder do të jetë refer kryesor, ndërsa Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin do të jenë ndihmësit e tij. Rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Sven Wolfensberger.
Ballkani do ta filloj të enjten aventurën evropiane në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku do të luajë kundër ekipin rumun, Cluj.
Kampioni në fuqi i Kosovës është skuadra e parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.
Ndeshja kundër Cluj do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:45. /Gazeta10/