Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Peja e pret në “Karagaçi” liderin e grupit në FIBA Europe Cup

Gazeta10
08 November 2023 - 14:08

Sonte me fillim nga ora 19:00 palestra sportive “Karagaçi” do të jetë nikoqire e duelit tejet interesant mes KB Pejës e Niners Chemnitz.

Përballja e sotme i takon raundit të katërt të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e fundit të kësaj gare, Peja e mposhti Spojnia Stargard me shifrat 83:79, kurse Chemnitz fitoi kundër Den Bosch me rezultat 77:66.

Momentalisht, Peja renditet në vendin e dytë me pesë pikë pas dy fitoreve dhe një humbje, krahas Chemnitz që zë vendin e parë në Grupin H me gjashtë pikë.

Humbjen e vetme deri tani KB Peja e ka nga Chemnitz, nga i cili u mposht më 18 tetor me shifrat 98:72.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.