Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Peja transferon basketbollistin kanadez, Devoe Joseph

Gazeta10
09 February 2023 - 15:21

KB Peja ka arritur transferimin e basketbollistit kanadez, Devoe Joseph.

Joseph luan në pozitën dy dhe ka eksperiencë në liga elitare të Ukrainës, Spanjës, Turqisë, Francës, Izraelit, Finlandës dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë.

Njoftimin për transferimin e kanadezit, Peja e ka bërë të përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Devoe Joseph nënshkruan me KB Peja. KB Peja ju njofton se ka nënshkruar kontratë ma lojtarin kanadez, Devoe Joseph. Lojtari i pozitës dy ka një eksperiencë në Liga elite të Ukrainës, Spanjës, Turqisë, Francës, Izraelit, Finlandës dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë. Ai pritet që sot të i bashkohet ekipes dhe të i ndihmoj ekipen në vazhdim të kampionatit. Mirë se vjen Devoe”, thuhet në njoftimin e klubit.

Krahas transferimit të Joseph, Peja të mërkurën mbrëma ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët, Rodney Purvic, Isiah Umipig, Ivan Koljevic dhe Khaliq Spicer.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.