
Klubi i basketbollit Trepça ka nënshkruar marrëveshje për sponsorizim me kompaninë e mirënjohur, Speeex.
Marrëveshja u nënshkrua të ejten nga kryetari i klubit mitrovicas, Vullnet Sefaja si dhe përfaqësuesi i kompanisë Speex, Faton Zejnullahu.
Kryetari i Trepçës, Vullnet Sefaja, tregoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi.
Ndërkohë edhe Faton Zejnullahu, shpjegoi se çfarë e shtyu këtë kompani të bashkëpunojë me nënkampionin e Kosovës në basketboll.
SPEEEX është lider i ofrimit të shërbimeve BPO në tregun vendor dhe atë të jashtëm, është nje nga punëdhënësit më të mëdhenjë në Kosovë.
Në vitin 2021 kjo kompani është shpërblyer me çmimin Punëdhënësi i Vitit./Gazeta10/