Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KDNJ për rastet e dhunës seksuale: Jemi të brengosur, t’u jepen dënime të merituara

Gazeta10
22 November 2022 - 14:19

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për shkak të rasteve të fundit të dhunës seksuale në Kosovë. Sipas këtij komision, rasti i fundit i ndodhur në komunën e Ferizajt, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashlyeshëm, transmeton Gazeta10.

“Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë”.

“Mendojmë se është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepen përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.