
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” lidhur me deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, i cili në një familje në Kaçanik ka thënë se pagat e analistëve janë shumëfishuar më shumë se të ministrave të tij përgjatë fushatës zgjedhore.
Analisti politik, Krenar Shala dhe Blerim Gashi kanë hedhur dyshime se mund të ketë analistë që paguhen nga Serbia.
“Duart në zjerm nuk i shti për krejt”, ka thënë Gashi.
“Nuk përjashtohet mundësia që dikush paguhet nga Vuçiqi”, ka thënë Shala.
Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar ashpër Çollaku.
“Me ardh ti me fol me pallavra, kur ai bën fushatë atje. Nëse keni dyshime, shkoni denonconi. Nalu. Nalu qetu”, ka thënë Çollaku.
“Ke kujdes kujt i thua ndalu”, ka thënë Gashi.
“Me thane që dikush paguhet prej Serbisë duhesh me kanë shumë idiot”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/