Gazeta10

KEDS-i i shkyçë dhe i lë në terr disa biznese dhe konsumatorë në Raushiq të Pejës

Raporti: Val Ajazi

KEDS ka zhvilluar aksion në Komunën e Pejës për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të energjisë elektrike nga ana e disa bizneseve. Nga KEDS-i kanë thënë se këto raste do t’i dërgojnë në gjykatë, dhe se aksione të njëjta do të zhvillojnë edhe në komunat tjera. Mirëpo, aksioni i KEDS-it në Pejë, nuk u mirëprit nga ana e disa bizneseve, të cilat mohuan të kenë keqpërdorur energjinë, raporton Kanal10.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të energjisë elektrike, ekipe të KEDS-it të hënën morën rrugën për në fshatin Raushiq të Pejës.

Atje organizuan një aksion kundër disa bizneseve të cilat dyshohet se kanë keqpërdorur energjinë elektrike.

Aksioni u përcoll edhe nga Forcat Speciale të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, një aksion të tillë nuk e priti mirë pronari i këtij biznesi, i cili tha se ka paguar 20 mijë euro qera për të zhvilluar biznesin e tij, dhe se është hera e dytë që akuzohet për keqpërdorim të energjisë.

Për shkak të aksionit të KEDS-it ndaj keqpërdoruesve të energjisë, shumë biznese e konsumatorë në Pejë mbetën në terrë.

Ndërsa, nga KEDS-i kanë thënë se aksione të tilla do të zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.

Rashiti ka shtuar se ekipet e KEDS-it do të vazhdojnë të jenë pranë konsumatorëve e të verfikojnë rastet ku dyshohet për keqpërdorime.

Sipas saj, duke pasur parasysh se diqka e tillë konsiderohet veper penale, të gjitha këto raste do të procedohen në gjykatë.

Ndryshe, KEDS-i ka paralajmëruar aksione të tilla edhe gjatë ditës së martë në disa lagje të Prishtinës e qytete tjera./Kanal10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)