
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer në prodhim njësitë B3 dhe A3, raporton Gazeta10.
KEK ka thënë se kjo është bërë e mundur pas një angazhimi maksimal të ekspertëve dhe menaxhmetit.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MË/h”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“KEK në prodhim me B-2 dhe A-3
Prishtinë, 01.09.2022
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MË/h.
Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MË/h.
Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MË/h”, thuhet në njoftimin e KEK në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10