Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KEK-u: S’kemi informacione se përse Policia i kontrolloi zyrat

Gazeta10
19 April 2023 - 16:26

Korporata Energjetike e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve se kjo ndërrmarrje është bastisur sot nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Në njoftimin e tyre, nga KEK-u kanë thënë se nuk dihet arsyeja e kësaj kontrolle.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrollë nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe. Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.’, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.