Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këmbëngulë Rama pas takimit me Vuçiq, ky plan sipas tij është zgjidhja për uljen e tensioneve

Gazeta10
07 July 2023 - 20:44

Kryeministri Edi Rama u prit mbrëmjen e së premtes në Beograd nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Vuçiç tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë lidhur me cështjen e Kosovës, Serbia do vazhdojmë të kontribuojë për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh se rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësise mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar konkretisht duhet që në momente si ky, e është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën. Me kaq mjafton”, tha Rama, raporton Euronews.

Sipas tij rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Nuk dua të përsëris ne Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit. Të mos humbasim kohë dhe energji të pafundme me pasoja të pakthyeshme”, tha Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.