Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kemi fluturu me çmime’ – Buzhala: Të ofrojmë çmime aq sa kemi shërbime

Gazeta10
19 November 2024 - 10:19

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar rritjen e çmimeve në turizëm përkatësisht për viset malore.

Ai ka thënë se këto shtrejtime të çmimeve të vilat po e dëmtojnë ekonominë e vendit tonë, raporton Gazeta10.

“Sa i përket turizmit në viset malore duhet të ofrojmë çmime aq sa i kemi edhe shërbimet, mirëpo kemi fluturu me çmime dhe vilat të cilat i ofrojnë ata nuk është se ofrojnë komoditet aq të madh, pronarët e vilave duhet të bashkëpunojnë shumë me agjencitë e turizmit, sepse me politikën të cilën janë duke shkuar vilat në viset malore është e dëmshme për ekonominë e vendit tonë”, tha ai për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.