
Mardhëniet Xhaka-Arsenal në tetor 2019 ishin në pikën 0. Madje futbollisti dëshironte largimin e tij me cdo kusht pas raporteve të tensionuara me tifozët dhe trajnerin, Raporton Gazeta10.
Gjatë asaj periudhe të trazuar Granit Xhaka u fërshellye nga tifozët dhe klubi vendosi ti heqë edhe shiritin e kapitenit dhe kur e ardhmja e mesfushorit shihej larg Arsenalit gjërat ndryshuan me me ardhjen e Mikel Arteta si trajner i ri ku edhe roli i Xhakës ndërrojë tek topçinjtë dhe u kthye në një lojtar të rëndësishem.
Bashkëlojtari i tij tek Arsenal Gabriel Jesus pas ndeshjes me Brentford tha:
“Gjatë gjithë kohës, ai po përpiqet të më gjejë mua. Ishte një asistim i bukur, krosim i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që luaj me të. Ai është inteligjent dhe një lojtar cilësor gjithashtu.”
Fjalë të mëdha për Xhakën kishte edhe trajneri i tij Mikel Arteta.
“Unë mendoj se ai ndjen tani që dashuria dhe respekti shkojnë në të dyja drejtimet. Ju shikoni tifozët tanë dhe mënyrën se si po i këndonin atij. Kjo e bën atë emocional. Kjo e bën atë të përpiqet të japë edhe më shumë dhe unë jam shumë i kënaqur për të, sepse, sipas mendimit tim, ai e meriton plotësisht atë”, tha ndër tjerash Arteta, /Gazeta10/.