Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Kemi rreziku për këtë projekt, ka kërku shumë investim” – Detaje të reja nga seriali “Fluturo, Fluturo”në Kanal10

Gazeta10
22 July 2026 - 21:00

Ridvan Murati dhe Ernest Zymberi kanë folur për projektin e ri televiziv “Fluturo Fluturo”, i cili pritet të vijë së shpejti në ekranin e Kanal10. Dyshja kanë treguar se bëhet fjalë për një projekt shumë të veçantë, ku është punuar gjatë dhe me shumë përkushtim.

Ridvan Murati ka theksuar se ekipi ka dhënë maksimumin për realizimin e këtij seriali, duke përmendur bashkëpunimin me Ernestin, Ardin, Fisin dhe gjithë ekipin e Kanal10.

Ndërsa Ernest Zymberi ka zbuluar se realizimi i këtij projekti ka qenë një sfidë e madhe, duke kërkuar investim dhe angazhim të madh, sidomos në krijimin e skenografisë.

“Është një temë shumë interesante. Kena rreziku në kuptimin që ka kërku investim të madh. Nuk ka qenë lehtë me e bë atë skenografi, sepse nuk është një skenografi e parë më herët. Është kriju enkas, një skenografi gjigante vetëm për këtë serial”, ka thënë Ernest Zymberi.

“Fluturo Fluturo” premton të sjellë një produksion ndryshe, me një përgatitje të madhe prapa kamerave dhe një koncept të veçantë për publikun e Kanal10./Gazeta10

Lajmin e plotë dhe detajet nga Ridvan Murati e Ernest Zymberi i gjeni në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.