
Së fundmi rrjetet sociale janë shëndrruar një një mundësi të mirë për të marrë vëmendjen e një audience të caktuar.
Pothuajse nëpër të gjitha anët e botës TikTok-u është njëri ndër rrjetet më të përdorura të momentit.
E pikërisht këtë rrjet social mërgimtari Egzon Ademaj e ka shfrytëzuar për të publikuar videot e tij të cilat numërojnë hiq më pak se 1 milion pëlqime në tërësi.
Për ndjekësit e tij Egzoni nga Peja, para pak kohe kishte publikuar edhe një këngë e cila u prezantua në billboardin e njërit prej shesheve më të frekuentuara të New Yorkut, në Time Square.
Gjatë një interviste në emisionin Pasdite në Kanal10, ai tregoi për ndjesitë e tij në momentin kur e pa këngën e tij në billboardin e famshëm ku promovohen këngët e artistave më në zë të momentit
. “Shumë njerëz menduan që ishte fake, por nuk ishte, mund ta shihnin edhe në livestream, unë tërë kohën e shikoja në televizor, dikur u bindën njerëzit dhe më besuan “ – tha ai.
Egzoni përveq pasionit të tij për videot e ndryshme në TikTok, ai aktualisht punon dhe ndjek mësimet në një shkollë në Gjermani.
Ndiqeni emisionin e plotë: