Gazeta10

“Keq të mos ia njohësh dikujt kontributin”, Çeku kritika Osmanit e Kurtit për qasjen ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

Gjenerali dhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka drejtuar kritika ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tyre ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se krerët e shtetit duhet t’ua njohin kontributin atyre dhe të tregojnë më shumë respekt ndaj tyre.

“Këshilla jem është që të jenë më inkluzivë, më bashkëpunues, të tregojnë më shumë respekt për ata që kanë kontribuar deri tash, sidomos për ata që sot fatkeqësisht janë në Hagë.  Është shumë keq të mos ia njohësh dikujt kontributin…njihja kontributin, dhe në luftë dhe në paqe. Dikush e ka pru Kosovën deri qëtu. Edhe s’jemi na keq”, ka deklaruar Çeku.

Sipas tij, krerët e vendit duhet të jenë më të kujdesshëm me atë çka po ndodhë në Hagë dhe se duhet të punojnë që të rrëzohet ajo akuzë.

“Unë e shoh këtë process shumë të dëmshëm për historinë tonë, për të ardhmen tonë. Shumëkush po i qaset, sidomos Qeveria, po i qaset këtij problemi se disa vetë janë në Hagë, individë. Nuk është duke u gjyku z.Thaçi, Veseli, Krasniqi Selimi e të tjerët, këtu në gjykim është lufta jonë. “Ndërmarrja e përbashkët kriminale”, shtet normal me ditë çka dmth kjo, me marr një definicion apo vulë të tillë lufta jonë, është shumë e dëmshme për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar Çeku për TV Arbëria.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?