
Rada Trajkoviq – Kryetare e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova është kërcënuar gjatë ditës së sotme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet rrjetit social Twitter, trasnmeton Gazeta10.
Ajo ka thënë se kërcënimin e ka marrë nëpërmjet telefonit dhe për shkak se kishte folur për Milan Radoiçiq – i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sapo jam kërcënuar përmes telefonit nga ky numër, për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, ka thënë ajo, teksa ka përmendur presidentin serb Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe.
Trajkoviq gjithashtu ka publikuar numrin e telefonit prej të cilit ka marrë telefonatën, duke thënë se “qartësisht kërcënuesi nuk fshihet pas këtij numri të telefonit”./Gazeta10
Upravo mi je upućena pretnja telefonom sa ovog broja zbog moje jutrošnje izjave o Milanu Radoičiću. Vreme 15:28
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) August 22, 2022
Broj telefona javno objavljujem i tagujem @avucic @SerbianGov @policijasrbije jer se nasilnik iza ovog broja telefona očigledno ne krije.
Molim nadležne da reaguju. pic.twitter.com/h328SLq0PT