
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbëve të arrestuar të dielën në Gorazhdec për “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.
Sipas dyshimeve fillestare, të ndaluarit kanë kryer veprën penale të lartcekur në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje penale dhe sigurimit të provave relevante”, thuhet në komunikatë.