
Gazetari Branislav Kërstiq ka vënë në pikëpytje qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nëse i njëjti është i interesuar që tu bëjë zgjdihje serbëve të veriut apo vetëm territorit të asaj pjese.
Kërstiq, teksa ka treguar në Politiko se as ai e asnjë anëtarë i familjës së tij nuk paguhen nga buxheti i Kosovës e as Serbisë, ai bëri të ditur se edhe 20% e serbëve të veriut nuk marrin paga nga asnjëra qeveri, shrkuan Gazeta10.
“A është kryeministri i interesuar vetëm për territorin në veri, apo edhe për njerëzit që jetojnë atje? Ajo është pyetja kryesore. Ne jemi viktim e Kosovës dhe Serbisë. S’jam në buxhet të Kosovës e as të Serbisë. Jo vetëm unë, por asnjë prej anëtarëve të familjës time. A e dini, se 20% e serbëve të Kosovës, nuk paguhen as me buxhetin e Serbisë e as me të Kosovës”, tha Kërstiq në Politiko./Gazeta10