Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërstiq: 4 mijë e 500 veteranë të luftës janë në veri të Kosovës, nuk e di a e kanë dorëzuar armatimin

Gazeta10
13 December 2023 - 21:56

Gazetari serb ka thënë se në veri të Kosovës janë 4 mijë e 500 veteranë të luftës të nacionalitetit serb.

Sipas tij, këta persona nuk kanë qenë asnjëherë të obliguar që ta dorëzojnë armatimin.

“Unë jam njëri nga ata që kam qenë veteran i luftës. Shumica nga ata nuk kanë qenë veteranë të luftës nuk e kanë kthyer armatimin, pasi nuk kanë qenë të obliguar”, ka thënë Kërstiq në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

“Nuk e di a janë ato armë në veri të vendit, apo janë në bunkera, këtë duhet ta zbulojë policia e Kosovës dhe NATO”, ka thënë Kërstiq.

Këto përgjigje Kërstiq i ka dhënë pas pyetjes së Ardian Çollakut, i cili e ka pyetur atë se a është e vërtetë qe një pjesë e serbëve në veri janë të armatosur.

Ai ka shtuar se nuk ekziston asnjë grup i armatosur në veri që po planifikon sulm ndaj Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.