Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kërstiq e zbulon në ‘Politiko’: Një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës të hënën viziton veriun

Gazeta10
25 May 2023 - 20:48

Gazetari serb nga veriu, Branislav Kërstiq ka treguar në Politiko në Kanal10 se të hënën e ardhshme Mitrovicën e veriut dhe atë të jugut pritet ta vizitojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.

Ai ka bërë të ditur se i pranishëm në këtë takim me Bislimin do të jetë edhe vetë ai, transmeton Gazeta10.

“Sipas informatave që kam zv/kryeministri të hënën e ardhshme vjen në veri për të biseduar me bisedu me njerëz, dhe disa takime në anën jugore. Unë do të jem në atë takim. As unë e asnjë qytetarë i Kosovës s’ka arsye me qenë i shqetësuar. Pak kemi bërë lojëra me atë ngritjen e flamurit e me pamje patriotike.”, deklaroi tutje Kërstiq.

Sipas gazetarit nga veriu serbët e kësaj pjese e injoruan betimin e sotëm të tre kryetarëve të rinj të komunave veriore.

Ai theksoi se me organizimin e këtyre zgjedhjeve Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri, pasi sipas tij, kryetarët e rinj s’kanë kredibilitet e as legjitimitet.

“Pse nuk u bë betimi nëpër komuna, është pyetje për Qeverinë, a preferojnë ata një shtet me zor, a një shtet demokratik me negociata me ata njerëz. A po marrin vendime të njëanëshme apo bisedojmë me dikë. Edhe dikatatori në Beograd ka dorë të zgjatur në veri. Por, edhe qeveria jonë asgjë s’ka ofruar te serbët që e pranojnë realitetin e Kosovës. Tani jemi në një rrugë të re.”, tha tutje Kërstiq në Politiko./Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.