Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërstiq i reagon Abazit: Lista Serbe nuk është komunitet serb, por organizatë mafioze

Gazeta10
25 November 2024 - 21:23

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se Lista Serbe nuk është komunitet serb, por organizatë mafioze.

“Lista Serbe është një organizatë mafioze e koordinuar nga Beogradi, e cila në Kosovë është e regjistruar si parti politike. Unë në flas në emër të 60% të qytetarëve të zakonshëm”, ka thënë Kërstiq teksa ka debatuar me panelistët në ‘Politiko’ lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Tutje, deputeti i pavarur Haki Abazi ka thënë gjithashtu se Lista Serbe nuk i përfaqëson interesat e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, ngaqë sipas tij, ata i kanë bojkotuar 10 ulëset e tyre në kuvend.

“Sipas Kushtetutës, Lista Serbe ka 10 ulëse në kuvend. Tashmë ato ulëse janë të zbrazura. Kjo rrjedhimisht i bie që interesi i komunitetit serb nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abazi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.