
Analisti serb Bratislav Kërstiq, për masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e vendimit për targat ilegale.
Kërstiq në Politiko, ka deklaruar se ka kohë deri tek impementimi i fazës së gjobave, e sipas tij deri atëherë mund edhe të suspendohet ky vendim, transmeton Gazeta10.
“Kemi mjaftë kohë për implementimin e vendimit për gjoba. Ekziston një mundësi tjetër që dicka ndërrohet në politikë në Prishtinë, me këtë ose një Qeveri tjetër. Sepse e dijmë që forcat euroatlantike janë duke udhëheqë me procese shumë të rëndësishme në Ballkan….Në asnjë moment nuk duhet të suspendohet ajo cka është në drejtim të grupeve të interesit drejt grupeve euroatlantike”, ka deklaruar ai./Gazeta10