Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq: ‘Kemi një situatë të veçantë në veri, ndërkombëtarët nuk reagojnë’

Gazeta10
30 Korrik 2024 - 18:44

Disa shpërthime kanë ndodhur kohëve të fundit në veri të Kosovës. I habitshëm është fakti se për këto shpërthime ka mbretëruar një heshtje absolute e faktorit ndërkombëtarë në Kosovë.

Asnjë reagim publik nuk ka pasur as për shpërthimin në ëmbëltoren ‘Shar’ e as për shpërthimin që ndodhi ditë me parë afër Liqenit të Ujmanit.

Gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë për Kanal10, se veri ekziston një situatë e veçantë në veri me ç’rast ndërkombëtarët nuk kanë reaguar.

“Ndërkombëtarët me siguri do të presin momentin për me reaguar ose komentua. Ne e kemi një situatë tepër të veçantë në veri, e vetmja urë e bllokuar mbetët ura që ndanë dy pjesët e Mitrovicës…”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ka një pavarësi të brendshme tepër të limituar.

“Mesazhi nga ndërkombëtarët është se kemi një pavarësi brenda Kosovës tepër të limituar, ngase dy asambletë komunale dhe qytetarët janë për hapjen e urës, por ndërkombëtarët nuk lejojnë”, është shprehur Kërstiq. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.