Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kerstiq kritikon pushtetin e Kurtit: Komuniteti serb nuk ka përfituar asgjë

Gazeta10
24 May 2026 - 21:39

Gazetari serb Aleksander Kerstiq, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka kritikuar qeverisjen aktuale në Kosovë, duke thënë se komuniteti serb nuk ka përfituar nga pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Kerstiqit, pritjet e tij për një qeveri reformuese nuk janë realizuar në raport me komunitetin serb në Kosovë.

“Mendimi im personal është që në këtë shtet, me pushtetin aktual për të cilin kam menduar se është pushtet reformator në Kosovë, ne si komunitet nuk kemi përfituar asgjë”, deklaroi ai në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.