Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kërstiq: Në veri ka ekstremizëm të dirigjuar nga Beogradi, që sulmojnë djelmoshat shqiptarë

Gazeta10
01 February 2023 - 21:24

Komentatori politik, Branislav Kërstiq në “Politiko” ka komentuar dokumentarin “Beteja me ekstremizmin”, duke folur edhe rreth këtij fenomeni në veri të Kosovës.

Kërstiq ka thënë se në veri ka ekstremizëm të dirigjuar nga Beogradi, duke përmendur edhe sulmet që u bëhen shqiptarëve nga serbët atje, por duke hedhur poshtë çdo mundësi për ekstremizëm fetar përveç atij nacionalist.

“Me duket që në veri i kemi të gjitha llojet e ekstremizmit në veri, përveç fetar. A ekziston ajo pjesa e shoqërisë serbe, njerëz me kryqe, me tatuazhe, por ajo është veç një reklamë se ata njerëz janë shumë larg Zotit. Ata njerëz din për tre gishtat, kryqin që e vendosin përpara, ata nuk janë as fetar janë shumë larg prej Zotit por janë të shtetit të Serbisë, prej luftërave të fundit. Pra kemi edhe këta fanatik fetar, por nuk janë në mënyrë serioze që kanë diçka kundër myslimanëve e katolikëve, për tjerat ekstremiste ne e dimë që na vjen prej Beogradit, shumica ekstremistëve janë në uniforma të kriminelit, e dimë që ekstremistët që sulmojnë djelmoshat shqiptar në veri janë dirigjuar nga Beogradi zyrtar. A ekziston një ekstremist i vetëm i pavaruar, më siguri po, por deri më tani s’kemi pasur asnjë rast që një serb ekstremist i vetëm ka dalur rrugëve të veriut me mbyt njerëz. Çdo viktimë, akt i dhunshëm që ka ndodhur ka qenë rezultat i urdhrit të Beogradit ose Listës Serbe. Kemi ekstremizëm në veri por që është i kontrolluar nga Beogradi.”, ka thënë Kërstiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.