
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Evropës për t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, Serbia ka nis hakmarrjen ndaj Kosovës.
Shteti serb ka bllokuar hyrjen dhe daljen e autobusëve të Kosovës nëpër këtë shtet për orë të tëra.
Gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branislav Kërstiq mendon se bllokimi i autobusëve kosovar është justifikim para serbëve për humbjen në Strasbourg, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Kërstiq e ka fajësuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për këtë vendim.
“Duhet të analizohet pse Vuçiq e ka marrë këtë vendim. A janë pasojat e një pafuqie politike, ose është një lojë politike e Vuçiqit për me justifikua vetën para qytetarëve të Serbisë se kabineti i tij nuk ka faj për atë që ka ndodhur në Strasbourg”, ka thënë Kërstiq. /Gazeta10/