
Gazetari dhe analisti serb, Branislav Kërstiq, ka dhënë vlerësimin e tij sa i përketë procesit të mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit, shkruan Gazeta10.
Kërstiq e ka vlerësuar lartë, deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për shtyrjen e zgjedhjeve në veri duke thënë se ai është një politikan serioz.
“Jam duke e kuptuar shumë mirë atë deklaratën dhe kërkesën e një politikanit shumë serioz në Kosovë, Ramush Haradinajt i cili më siguri ka dal me atë kërkesë zyrtare dhe ajo kërkesë ka ardhur pas konsultimeve me ambasadën amerikane në Prishtinë. Dhe kjo doket se është një rrugë tjetër, sepse e dimë që vitin e kaluar kur ke vendimi i njëanshëm nga Kurti për targat, jemi kanë në problem para se amerikanët me shtrengu dorën e Kurtit. Tash jem rrugë tjetër, kemi zëra përpara dhe jam i sigurtë që pushteti në Prishtinë do të dëgjojë zërat nga organizatat demokratike nga Prishtina, serbët e pavarura nga veriu dhe z.Haradinaj.”, ka thënë ai në “Politiko“.
Tutje, gazetari serb ka thënë se është i sigurt që do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.
“Dhe jam i sigurt që do të kemi shtyrje të zgjedhjeve. Sepse jemi në momentin kur LS nuk kontrollon grupet ekstreme dhe ekziston mundësia për aksidente atje. AKI ka dërguar informacione tek Kurti e Bislimi për këtë. Jam i sigurt që zgjedhjet s’do të mbahen.”, ka thënë Kërstiq.
Ai e ka lutur kryeministrin që të ofrojë edhe fonde ndërkombëtare për aktivistët e partive opozitare serbe në Kosovë, sepse këto parti tani më sipas tij janë lodhur nga presioni e shantanzhimi i Serbisë.
Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen me 23 prill dhe pjesë e tyre nuk do të jetë njëra nga partitë serbe me më ndikim në Kosovë dhe më e lidhura me Beogradin, Lista Serbe./Gazeta10