
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka deklaruar sot se çdo vendim për hapjen eventuale të urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Rihapja e urës është çështje dialogu dhe çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret brenda kornizës së dialogut”, deklaroi Stano sot në Bruksel.
Gazetari serb, Branislav Kërstiq në emisionin “raport” në Kanal10, ka thënë se Ura e Ibrit është e hapur dhe sipas tij, në baza ditore kemi mijëra shëqiptarë dhe serbë që kalojnë në të dy anët e urës.
“Në vitin e fundit nuk kemi asnjë incident ndëretnik, në veri e as në anën jugore. Ura është e mbyllur vetëm për komunikacion, për automjete”, është shprehur Kërstiq.
Sipas tij, Kosova gëzon një pavarësi të limituar
“Ne si shtet duhet me pranuar se pavarësia jonë është e limituar, sepse i kemi do bosa ndërkombëtarë këtu të cilët e kanë një maksim. Dhe, maksima nga KFOR-i është se hapja e urës nuk është në pyetje çështja e lëvizjes së lirë, por është në pyetje siguria.
Kërstiq tutje ka bërë të ditur se sipas burimeve të tij, plani ka qenë qe Ura në veri të hapet pak ditë para 11 qershorit, ditës së çlirimit.
“Sipas burimeve ndërkombëtare tepër të besueshme ka qenë plani që ura me u hap në fillim të muajit qershor, disa ditë para 11 qershorit kur festojmë çlirimin e shtetit. Por, burimi im tepër i besueshëm thotë se plani i pushtetit ekzekutiv ka qenë me organizua në atë ditë në atë urë një paradë me pjesëtarë të njësisë Speciale të Policisë dhe të Ushtrisë dhe ajo ka qenë një ashtuquajtur shqetësim për autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Kërstiq. /GAZETA10/