Gazeta10

Këshilla të vërtetuara shkencërisht se si të qëndroni të freskët në vapë

Me temperaturat e ditës që ende i kalojnë numra të lartë, netët gjithashtu ka të ngjarë të jenë jashtëzakonisht të ngrohta, veçanërisht në zonat urbane.
Nëse nuk jeni në gjendje të banoni brenda ndërtesave me ajër të kondicionuar, këtu janë disa këshilla të mbështetura nga shkenca, që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të në temperatura më të ulta, shkruan BBC Science Focus, transmeton Gazeta 10.

1). Vishni rroba të holla:
Trupat tanë janë të ndërtuar në atë mënyrë që trupit të stabilizojë vetë temperaturën e tij. Kur ne nxehemi fillojmë të djersijmë dhe ndërsa ajo djersë avullohet ajo tërheq energjinë e nxehtësisë nga lëkura, duke na ftohur gjatë procesit. Pra, një prej mënyrave më të mira nëse jeni është të mos vishni rroba të trasha.

Megjithatë, nëse keni nevojë të mbuloheni, vishni rroba të lirshme që lejojnë ajrin të hy duke përshpejtuar procesin. Gjithashtu përpiquni të vishni rroba me ngjyra të çelura, pasi ato thithin më pak rrezatim të Diellit sesa rrobat më të errëta.

2) Pini ujë dhe lëngje frutash…
Ndërsa djersitni, do t’ju duhet të zvendësoni gjithë atë ujë që po humbisni. Një mënyrë për të kuptuar se sa të hidratuar jeni është të kontrolloni ngjyrën e urinës tuaj. Nëse është e lehtë si limonada, atëherë ndoshta jeni mirë; nëse është e errët si lëngu i mollës, atëherë jeni të dehidratuar.

Kur dehidratoheni, trupi ngadalëson shkallën e djersës për të ruajtur lëngjet, duke ju bërë edhe më të nxehtë. Kështu që një pije mund t’ju rihidratojë dhe t’ju ndihmojë të qetësoheni.

3) Mos i hapni të gjitha dritaret
Për të krijuar flladin në një ditë të nxehtë vere, mos i hapni të gjitha dritaret! Në vend të kësaj, hapeni vetëm një dritare (sidmos nëse shtëpija juaj është disa-katëshe) që është në hije dhe një dritare e katit më të lartë sipërm që i bie dielli.

Për shkak se ajri i nxehtë ngrihet, dhomat me diell në katin e sipërm do të jenë më të ngrohta se ato që janë në katin e poshtëm në hije. Kjo krijon një ndryshim presioni dhe duke hapur në mënyrë strategjike dritaret në këto dhoma do të krijoni një fllad që tërheq ajrin e freskët dhe të pastër nga kati i poshtëm dhe detyron ajrin e ngrohtë të dalë nga shtëpia. Ju mund ta rritni këtë efekt duke përdorur ventilatorë të montuar në dritare për të thithur ajrin në katin e poshtëm dhe për të nxjerrë ajrin lart, shkruan BCC Science Focus. / Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë