Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këshilli i Prindërve mblidhet nesër, shkak vendimi i Nagavcit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit

Gazeta10
22 August 2023 - 13:20

Të mërkurën do të mbahet takimi i Këshillit të Prindërve, ku do të bisedohet për vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Besnik Dragusha, nga Këshilli i Prindërve ka bërë të ditur se do të mbahet këtë të mërkurë mbledhja e Këshillit të Prindërve, pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka marrë vendim që tekstet shkollore t’i blejnë vetë prindërit nga librarit, pastaj t’i rimbursojë Ministria nga ana ekonomike përmes bankës.

“Këtë të mërkurë do të kemi një takim me Këshillin e Prindërve, ku do të bisedohet për vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore në libraria nga prindërit. Në mbledhje do të marrinë pjesë pjesëtarët e këtij këshilli”, deklaroi Dragusha.

Besnik Dragusha është pyetur rreth këtij vendimi por që nuk ka pranuar të flasë, pasiqë sipas tij është temë e ndjeshme për prindërit dhe fëmijët.

“Është temë e ndjeshme për prindërit dhe fëmijët dhe nuk dëshirojmë që Këshilli i Prindërve të bëhet pjesë mediatike“, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.