Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Këshilli i Sigurimit në OKB sot diskuton për situatën në Kosovë

Gazeta10
18 October 2022 - 8:48

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të planifikuar për sot, raporton Gazeta10.

Prezente në këtë seancë do të jetë ministrja e Punëve të Jashtme te Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Po ashtu, në këtë seancë do të jetë edhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Në raport përmendet retorika e ashpërsuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren, duke aluduar natën e 31 korrikut, si arsye për mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet duke filluar nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.