
Këshilltarrët për politikë të jashtem dhe siguri të presidentit frances, Emmanule Macron si dhe kancelarit gjerman, Oalf Scholz, do ta vizitojnë së shpejti Kosovën dhe Serbinë me temën kryesore dialogun, raporton Gazeta10.
Në letrën që krerët e dy shteteve europiane, Francës dhe Gjermanisë, i kanë drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata kanë thënë se dy këshilltarët e tyre do t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Prandaj, ne i ngarkuam këshilltarët tanë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Jens Plettner dhe Emanuel Bonn, që t’i ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë Miroslav Lajçakut në përpjekjet e tij”.
Tutje, thuhet se ata shpresojnë se kjo nisëm e tyre të korrespondojë me interesin dhe mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë.
“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë e çuarjes përpara të procesit. Shpresojmë sinqerisht që kjo nismë të ndeshet me interesin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në letrën e përbashkët të Macron dhe Scholz. / Gazeta10