Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltari amerikan nesër takon edhe krerët e opozitës

Gazeta10
10 January 2023 - 23:42

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën (nesër) do të vijë për vizitë në Kosovë.

Burime të Reporteri.net bëjnë me dije se paraditen e së nesërmes, Chollet do të takojë krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK’së, Lumir Abdixhikun e LDK’së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Chollet, opozitën do ta takojë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku nikoqir do të jetë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Takimin e Abdixhikut me Cholletin e ka konfirmuar Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK’së.

Ndërsa takimin e Memli Krasniqit me Chollet e ka konfirmuar një burim i afërt me kryetarin e PDK-së.

Mirëpo opozita nuk do të jenë të vetmit që Chollet do të takojë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta presë këshilltarin amerikan në zyrën e tij, pasditën e së nesërmes.

Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet nga ora 14:30.

Paraprakisht, Chollet do të zhvillojë një takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim ky i paraparë të mbahet prej orës 13:00.

Kjo vizitë ishte menduar të bëhej vitin e kaluar, por Chollet e kishte shtyer për shkaqe shëndetësore.

Në njoftimin e DASH, thuhet se vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.