
Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti i ka quajtur ”sekserë”, përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Chistopher Hill.
Hoxha, teksa komentoi sulmin e fundit me granada dore ndaj komunës së Mitrovicës së Veriut, tha se këta dy persona edhe për këtë sulm fajin do t’ia faturojnë Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova. Po t’i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime.”, ka shkruar ai./Gazeta10
