Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltari i Sekretarit Blinken telefonon Kurtin: Faleminderit për konstruktivitetin

Gazeta10
24 Nëntor 2022 - 8:15

Derek Chollet, këshilltari special i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, për ta falënderuar për “angazhimin konstruktiv” në gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve të shkaktuara rreth targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Chollet në llogarinë e tij në Twitter.

E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt de-eskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon cicërima e Chollet.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic kanë nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim ku Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.