Barcelona pritet që të bëjë disa ndryshime në ekip gjatë merkatos së janarit.
Mesfushori Franck Kessie pritet të largohet nga klubi katalan vetëm gjashtë muaj pasi erdhi në “Camp Nou”.
Kessie nuk ka bindur me paraqitjet e tij me Barcelonën dhe me shumë gjasë do të ndërrojë ambient gjatë këtij muaji.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë erdhi gjatë verës te Barcelona si transfer i lirë, pas një periudhe pesëvjeçare të kaluar te Milani.
Kontrata e Kessies me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe vlera e mesfushorit në treg është rreth 35 milionë euro.
Nëse mundësohet largimi i mesfushorit afrikan, Barcelona pritet të rikthejë në skuadër sulmuesin gabonez, Pierre Emerick-Aubameyang.
Aubameyang nuk po përshtatet te skuadra e Chelseat dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
33-vjeçari u largua nga Barcelona në merkaton e verës, teksa kishte një periudhë mjaft të ndritur te Barcelona.
Me ekipin katalan, ai kishte shënuar 13 gola në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.