Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këta janë tre të plagosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me armë në Lupç të Podujevës

Gazeta10
01 Maj 2024 - 18:54

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë dhe nga një sulm me thikë.

Burime të Gazetës Infokus kanë konfimruar se konflikti ka nisur në mes të dy familjeve, asaj Menxhiqi dhe Hoxha.

Sipas këtij burimi të plagosur me armë zjarri janë Ferat, Arianit e Sejdi Hoxha.

Pjesëmarrës në këtë konflikt ku mbetën të plagosur katër persona ishin edhe tre burra të familjes Menxhiqi, Ferit, Fadil dhe Berat Menxhiqi.

Rastin e ka ka konfimruar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur rastin.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.  Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.