
Politologu Nexhmedin Spahiu më emisionin “Politiko” ka thënë se simpatizantët e Vetëvendosjes duhet të përcjellinë shembujt e mirë të kryeministrit Kurti.
Shembull të mirë Spahiu e quajti vendosjen e flamurit të Kosovës afër pllakës së heroit Enver Zymberi.
Ai gjithashtu bëri thirrje që gjithë familjarët e dëshmorëve të vendosin flamurin e Kosovës në pllakat përkujtimore të dëshmorëve.
“Kisha pasë dëshirë më i ftu këta simpatizantët e Vetëvendosjes të përcjellin shembujt e mirë të Albin Kurtit dhe jo shembujt e këqinjë, sepse ata zakonisht kur kryeministri bënë dicka jo të mirë të gjithë shkojnë dhe e kopjojnë, shembulli i mirë shihet flamuri i Kosovës në veri, dhe duhet të gjithë familjarët e dëshmorëve të vendosin flamurin e Kosovës në varrezat e dëshmorëve”, tha ai në Kanal10.
Spahiu tha se pllaka e vendosur e heroit Enver Zymberi në veri nuk duhet të jetë provokim për qytetarët serb./Gazeta10