
Kjo fundjavë na sjell para ekranit xhiron e 34-të të LaLigas, e cila mund të përcaktojë kampionin e ri të LaLigas.
Barcelona këtë javë udhëton te Espanyoli me qëllimin kryesor, shpalljen kampion në LaLiga. “Blaugranët” me fitore do të shpalleshin kampionë të elitës së futbollit spanjoll për herën e 27-të në histori të klubit.
Kjo sfidë do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.
Ndërkohë, Real Madridi në këtë xhiro do të jetë nikoqir i ekipit tjetër nga Madridi, Getafes.
Reali hyn në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 nga Sociedadi, ndërsa Getafe pas fitores 1-0 ndaj Athletic Club.
Kjo sfidë luhet të shtunën dhe fillon nga ora 21:00.
Ekipi tjetër nga kryeqyteti, Atletico Madrid këtë vikend udhëton për te Elche, ekip që tashmë zyrtarisht ka rënë në ligën e dytë të Spanjës.
Të besuarit e Diego Simeone po kalojnë formë të mirë kohëve të fundit, gjersa po vazhdojnë që të luftojnë për vendin e dytë në tabelë.
Ky takim luhet të dielën me fillim nga ora 16:15.
Luftë e ashpër po zhvillohet edhe për Evropë, me Real Sociedadin e cila këtë xhiro pret vendin e shtatë në tabelë Gironan, me ndeshjen e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 14:00.
Tabelës së klasifikimit i prin Barcelona me 82 pikë, e ndjekur nga Atletico Madridi në vendin e dytë me 69 pikë, teksa top katërshen e mbyllin Real Madridi dhe Real Sociedadi.
Ndeshjet tjera që plotësojnë këtë xhiro janë: Mallorca – Cadiz, Osasuna – Almeria, Villarreal – Athletic Bilbao, Celta Vigo – Valencia, Real Valladollid – Sevilla dhe Betis – Vallecano.