
Bundesliga gjermane hap javën e 18-të me ndeshje interesante që zhvillohet të premtën ndërmjet Leipzigut dhe Stutgartit.
Leipzig hyn në këtë ndeshje pas fitores së arritur ndaj Schalkes me rezultat të thellë 6-1, derisa Stuttgarti ka një seri prej dy barazimesh.
Gjithashtu, të shtunën, kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munchen përballë do të ketë skuadrën e papërshtatshme, Eintracht Frankfurt.
Këtë xhiro do të zhvillohet edhe derbi i kryeqytetit, ku Union Berlin kërkon tre pikëshin ndaj Hertha Berlin për të vazhduar garën për titull.
Ndeshja përmbyllëse e kësaj jave do të zhvillohet të dielen në “BayArena” mes
Levekursen dhe Borussia Dortmund.
Në fundjavë do të luajnë edhe: Freiburg – Augsburg, Mainz – Bochum, Hoffenheim – Monchengladbach, Werder Bremen – Wolfsburg, Schalke – Koln.