Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Këtë vikend luhet xhiro e 24-të në basketboll, zhvillohen ndeshje interesante

Gazeta10
03 March 2023 - 16:58

Gjatë kësaj fundjave luhet xhiroja e 24-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pritet të luhen disa ndeshje mjaft interesante.

Lideri i tabelës, Prishtina ushëton për në Gjakovë, aty ku do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit.

Skuadra nga kryeqyteti pritet të ketë një përballje të lehtë në letër ku edhe është favorit  për të triumfuar në këtë ballafaqim dhe ta përforcojë edhe më shumë pozitën e liderit në tabelë.

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli do të përballet këtë vikend me skuadrën e Pejës.

Ylli do të tentojë të rikthehet të fitoret, ndërsa Peja do të kërkojë fitoren e dytë rresht nën urdhërat e trajnerit Rami Hadar.

Trepça më këtë xhiro e pret në palestrën “Minatori” ekipin e Rahovecit.

“Xehtarët” do të kenë një përballje të lehtë në letër kundër skuadrës që renditet në

pozitën e fundit në tabelë.

Ne këtë xhiro do të luhet po ashtu edhe derbi prizrenas ndëmrejt Ponte Prizrenit dhe Bashkimit.

Kjo përballje luhet në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.