
Në emisionin “Politiko” Blerim Gashi i është drejtuar Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi se njëra nga ndalesat themelore prej mashtrimeve të mëdha që e ka bërë si drejtues i këtij institucioni është ndalesa e parave ndaj biznesit të nënkryetarit të Listës Serbe Milan Rajdoçiq, pra kompanisë “Rada”
Për këtë është përgjigjur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka treguar se si në të kaluarën janë keqpërdorur paratë në këtë institucion dhe tani ai i ka ndalur këto kontrata, raporton Gazeta10.
“Sa herë që kanë ardhur deputetet e Listës Serbe me kërkuar mbështetje financiare për komuna, kërkesat e tyre asnjëherë s’kanë qenë me përmirësuar jetën e qytetarëve në veri. Sa herë kanë ardhur kërkesa nga deputetët e Listës Serbe kanë ardhur kërkesa që i financojnë ato kompani të tyre. Një prej tenderëve të parë që e kam marrë ka qenë kompania “Rada”. I gjithë investimi kapital në Ministrinë e Pushtetit Lokal ka shkuar vetëm në veri dhe në kompanitë të cilat janë nën pronësi të politikanëve të Listët Serbe. Sa herë që kanë kërkuar mbështetjen ne kemi tentuar që të bashkëpunojmë me deputetët. Ne i kemi ndal kontratat. Unë kam qenë deputet i Kosovës dhe vazhdimisht kam folur për krejt krimet që janë bërë në Ministrinë për Kthim dhe Komuniteteve, për pranimin e shtëpive të pa ndërtuara etj.”, ka thënë Krasniqi./Gazeta10