
Gjyqi publik që po i bëhet UÇK-së dhe dyshimet për “vrasje të shqiptarëve shpihuna’’ ka bërë që të ketë përplasje në mes gazetarit Ridvan Berisha dhe komentatorit, Blerim Gashi në “Politiko”.
Berisha ka bërë një krahasim mes ish-krerëve të UÇK-së dhe presidentit ukrainas Zelensky, duke thënë se ky i fundit po merrë masa radikale si vrasje ndaj tradhtarëve, që sipas tij është diçka e mirë.
“Kqyre qa po bon Zelensky atje në Ukrainë po lëne këtë punë. Kqyrne Zelensky çka po bën në Ukrainë kundër tradhtarëve dhe atyre që janë kundër Ukrainës, asnjë reagim nga Evropa nuk e ki. Dënime me vdekje ndaj atyre që janë kundër shtetit të konsoliduar”, ka thënë Berisha në “Politiko”.
Gazetari Berisha ka thënë se duhet me ditë që “këtu ka pas shpihuna dhe duhet me ditë që kanë qenë bashkëpunëtor të Serbisë”.
Por, qasja e tij dhe ky krahasim nuk është pëlqyer nga opinionisti Blerim Gashi i cili i ka thënë se nuk po din as ta mbrojë UÇK-në dhe nuk është duke i bërë mbrojtje asaj, duke mbrojtur edhe vrasjen e njerëzve të caktuar veçse ishin shpihuna./Gazeta10