Keylor Navas do të largohet nga Paris Saint-Germaini në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit.
Portieri i mirënjohur pritet t’i bashkohet ekipi anglez, Nottingham Forest.
PSG dhe Nottingham Forest kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e futbollistit, ndërsa tanimë janë duke e plotësuar dokumentet që ai të kalojë në Angli.
36-vjeçari u bë pjesë e PSG-së që nga viti 2019, ku u transferua nga Real Madridi për shumën e 15 milionë eurove.