
KFOR-i në Kosovë të dielën ka shprehur ngushëllime familjes së dy viktimave në Pejë.
Ngushëllimi është shprehur përmes Twitter, pas vërshimeve që mbuluan Pejën të shtunën.
“Komandanti i KFOR-it, në emër të gjithë personelit të Misionit, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e dy qytetarëve që humbën jetën në përmbytjet në Pejë mbrëmë. Mendimet tona janë me njerëzit që po vuajnë nga kjo tragjedi”, thuhet në ngushëllim.