Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KH Rahoveci debuton në arenën evropiane, përballet me skuadrën Çeke, Karvina

Gazeta10
06 September 2022 - 15:15

Klubi i Hendbollit Rahoveci është duke u përgatitur për debutim në garat evropiane, shkruan Gazeta10.

‘Vreshtarët’ të martën e kanë mësuar kundërshtarin e parë evropian.

Përballë Rahovecit në raundin e dytë të Kupës Evropiane do të jetë skuadra çeke, Karvina.

Ndeshja e parë do të luhet në Rahovec, ndërsa e dyta në Çeki.

Ndeshja në Rahovec pritet të luhet më 29 apo 30 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Çeki më 5 apo 6 nëntor. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.