Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kica-Xhelili kërkon që edhe kryeministri Kurti të ftohet në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Gazeta10
20 November 2026 - 12:08

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka kërkuar që në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, të ftohet edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia për trajtimin e këtyre çështjeve nuk duhet të kufizohet vetëm te institucionet përkatëse, por duhet të përfshijë edhe nivelin më të lartë të qeverisjes.

“Duke marrë parasysh mënyrën se si po trajtohen çështjet në këtë komision, duhet të ftohet edhe kryeministri, si përgjegjës i politikave të nivelit qendror dhe i ministrive përkatëse”, ka deklaruar Kica-Xhelili gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.