Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Gazeta10
20 November 2026 - 10:23

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të dëmeve që erërat e forta kanë shkaktuar në objektin e shkollës gjatë natës së kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjimnazi përmes një njoftimi, ku ka njoftuar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se më 20 nëntor nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Në njoftim, drejtuesit e shkollës kanë kërkuar që askush të mos hyjë në oborrin e institucionit, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Sipas njoftimit, mësimi pritet të rifillojë të hënën, më 23 nëntor, sipas orarit të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.