Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kica-Xhelili: LDK s’ka vota për asnjë kandidat të VV-së

Gazeta10
26 Gusht 2025 - 11:16

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se kjo parti nuk ka vota për asnjë kandidat të VV-së për kryetar të parlamentit.

Pas një mungese gati dymuajshe për shkak të vështirësive në shtatzëni, ajo para mediave tha se propozimi i LVV-së që Dimal Basha të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, ishte taktizim.

“I takon secilës parti politike qe të mbajë qëndrimet e veta sa i përket votimit ose jo për kandidatët e VV-së. LDK nuk ka marrëveshje me VV-në sepse nuk e duam një të tillë. Rrjedhimisht nuk kemi votë për asnjë kandidat. Tema e propozimeve është kryer. Ajo që ndodhi pardje, ishte taktizim, jo për faktin që u propozua emri, por për faktin që u refuzua një konsultim. Kjo është e dhimbshme sepse qytetarët po presin, po humbim shumë”, u shpreh deputetja

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.