
Emisari special i SHJBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbajë një konferencë për media të premten, 16 qershor, për ngjarjen e fundit në Kosovë dhe Serbi.
Të mërkurën, Policia e Kosovës ka thënë se tre pjesëtarë të saj janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Ajo ka prezantuar edhe një hartë nga vendi ku raportohet se u kidnapuan policët. Nga ana tjetër, Serbia pretendon se policët janë arrestuar në territorin e Serbisë, larg kufirit nga Kosova, raporton Koha.
Derisa ngjarja ka ndodhur dhe u raportua qysh herët të mërkurën e 14 qershorit, nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur reagim. Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar reagim të BE-së, SHBA-së e KFOR-it lidhur me situatën.
Vetë Kurti në konferencën e sotme për medie i bëri thirrje faktorëve nderkombëtarëve që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar. /Gazeta10/